Pyetja gozhduese që Grida Duma i bëri ish-burrit të Parashqevisë qe asnje se kuptoi, ja cfare i nxorri

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, bëri daljen e tij të parë publike mbrëmjen e të mërkurës, pas publikimit të pamjeve virale të këngëtares.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Roberti ndau detaje nga historia e tij me Simakun, për ngjarjet që kanë ndodhur mes tyre, raportin e saj me djalin dhe aspekte të tjera të jetës së tyre.

Mirëpo gjatë intervistës, u vu re se Roberti shpesh anashkalonte pyetjet, duke mos dhënë përgjigje të drejtpërdrejta.

Kjo sjellje nuk i shpëtoi vëmendjes së Grida Dumës, e cila është e njohur për përgatitjen dhe qasjen e saj të drejtpërdrejtë.

Në një moment, kur Grida e pyeti: “Dhe ajo [Parashqevia] në jetën tënde çfarë kapitulli ishte?“, Roberti tentoi sërish të shmangte temën, duke filluar të flasë për Shqipërinë:

“Ishte një kapitull që s’mund të ma marrë askush. Unë akoma nuk kam gjetur një amerikan tjetër që të ketë qenë në vendet ku është rrëzuar pushteti. Të jetë ndodhur aty kur është rrëzuar presidenti, në vende ku nuk kishte drita për orë të tëra. Nuk do ta harroj kurrë përvojën në Shqipëri. Ka qenë një përvojë unike,” tha ai.

Por Grida ndërhyri me shkathtësi, duke e rikthyer bisedën te pyetja kryesore:
“Po Robert, por nuk të pyeta për Shqipërinë, por për Parashqevinë.”

Ky moment tregoi aftësinë e moderatores për të mbajtur fokusin te tema dhe për të kërkuar përgjigje të qarta, edhe kur të ftuarit tentojnë t’i shmangen.