U largua nga politika! Ditmir Bushati zbulon sëmundjen e motrës: Jemi detyruar gjithe jeten ta…(video)

Në një rrëfim shumë personal, Ditmir Bushati foli për herë të parë publikisht për motrën e tij të sëmurë.

Në ZëmeMirën Podcast, Bushati tregoi për më të voglën e shtëpisë dhe sesi sëmundja e saj e afroi më shumë familjen e sesi të gjithë bashkë, por sidomos nëna, ia dedikoi jetën asaj.

“Unë kam një motër më të vogël, e cila disa muaj pas lindjes kaloi një temperaturë të lartë dhe pësoi një goditje epileptike

Ka qenë një fëmijë shumë i bukur dhe prapë është një vajzë shumë e bukur

E gjithë familja u vendos në dispozicion të saj

Për ata që na ndjekin dhe kanë një shqetësim të tillë, besoj që do më kuptojnë që ky ka qenë një element më ngjizës në familjen tonë, pra prindërit, unë dhe motra e madhe, por është për të ardhur keq që ky është thjesht dhe vetëm në vende si Shqipëria, thjesht dhe vetëm shqetësim i familjes që i bie”, tha Bushati.

Pastaj nën petkun e politikanit, por edhe një njeriu që e njeh në lëkurë këtë situatë, Bushati analizoi se sa pak bëjnë vende si Shqipëria për këta njerëz dhe kujdestarët e tyre.

Dëgjo rrëfimin e plotë në YouTube