Vëllai i “Unikkatil” u gjet i pajetë mistershem/ Reagon miku i tij: Jemi te tr nditur,…(Foto)

Vëllai i reperit “Unikkatil”, Mentor Palokaj u gjet i pajetë pasditen e sotme në një banesë në Prishtinë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, kanë ardhur dhe reagimet e para, teksa një anëtar tjetër i TBA, ku Viktor Palokaj (Unikkatil) bën pjesë. Në një postim në Facebook, Sadik Gjokaj, i njohur si “Kobra”, u shpreh i tronditur për ngjarjen.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia e Kosovës raportoi se Paloka u gjet i pajetë në një banesë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.