Shuplakë historike nga SHBA për Ramën & Berishën – ja çfarë nxorren që po bën xhiron e botës!

Ramës dhe Berishës nuk po ju del Donald Trump siç e prisnin. Deri tani asnjë ndryshim në politikën e SHBA për Shqipërinë…

Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë marrë goditje të fortë nga përtej Atlantikut. Edhe pse të dy hapën shampanjën pas fitores së Trump, duket se gjërat nuk po ju dalin ashtu siç ata i prisnin. Për të mos thënë se telashet mund të shtohen, të paktën për Saliun.

Duke u ndalur te Berisha, në harkun kohor të 3 ditëve, ka marrë “shuplaka” të njëpasnjëshme. E para erdhi të enjten, ku u njoftua se ish-ambasadorja Yuri Kim, jo vetëm që nuk është shkarkuar, por ajo do të vijojë të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit dhe është emëruar Këshilltare e Lartë.

Goditja e dytë erdhi dje në mbrëmje. Departamenti i Shtetit publikoi dje raportin vjetor për narkotikët, ku përmendej dhe Berisha. “Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion, për veprime zyrtare, për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

Paka javë më parë, “Pamfleti” publikoi raportin për pastrimin e parave të vitit 2024 dhe thuhej e njëjta gjë. Njerëzit pranë Berishës dolën me të shpejtë duke thënë se raporti është i administratës së Biden.

Po raporti dje? Edhe ky vërtet mund të jetë punuar gjatë administratës “Biden”, por ka dalë 2 muaj pasi Trump u emërua dhe Rubio ka marrë drejtimin e DASH. Ai ka kaluar në dorën e administratës aktuale dhe mban firmën e saj. Thënë më qartë, DASH i dërgoi mesazh Berishës se goditja ndaj tij është sukses në luftën ndaj korrupsionit dhe duhet ta harrojë heqjen “non gratave”.

Duke mbetur te kjo e fundit, shkojmë te “shuplaka” e tretë. Sekretari Rubio sot njoftoi se do të vijojnë “non gratat”. Ai ka lajmëruar në faqen e tij në platformën X se ka ndëshkuar ish-presidenten e Argjentinës dhe një ish-ministër të këtij vendi. Ai ka ndjekur përcaktimet e nenit 7031(c), që u përdor për Berishën. Pra me pak fjalë, shanset që Berisha të heq damkën janë të pakta.

Duke kaluar tek Edi Rama, mesazhi i parë që dha DASH është se ata e mbështesin SPAK dhe madje kërkojnë më shumë goditje. Ndonëse kryeministri e sulmoi prokurorinë dhe kritikonte arrestimet, DASH thotë të kundërtën. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë të godasë me sa fuqi ka.

Mesazhi i dytë ishte për Komisionin “Xhafaj”. Edi Rama synon që me Parlamentin e ri të ndërhyjë te ligjet e Reformës, gjithmonë nëse siguron 84 vota në Kuvend. Kohë më parë, ambasada e SHBA e bëri të qartë se Reforma nuk duhet të preket, por me ardhjen e Trump nisën lëvizjet për të goditur procesin. Mirëpo DASH e bën të qartë: “Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e vitit 2016 dhe 2017”. Pra reforma në drejtësi duhet të ecë pa asnjë ndikim.

Goditja e tretë ka të bëjë me korrupsionin, trafiqet, drogën, krimin, pastrimin e parave. Për amerikanët janë ende problem dhe sipas tyre krimi ka marrë shumë forcë. Po ashtu pati mesazh për bastet që Rama të tërhiqet nga plani për rihapjen e tyre. Si duket amerikanët e kanë zbuluar skenarin për të futur në lojë Olsin.

Pra, si Rama, ashtu dhe Berisha menduan se me ardhjen e Trump, do ndryshojë politika amerikane në raport me Shqipërinë. Me ato që po shohim, një gjë e tillë vështirë se ka për të ndodhur. Me gjasë pritet të rikthehet mbështetja për SPAK dhe po ashtu brenda pranverës mund të vijë ambasadori i ri i SHBA, i cili do vërë në shina politikën. /Pamfleti