Një krim pasioni ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të marte, 18 shkurt. Kolë Manaj, 34-vjeç, qëlloi partneren e tij, Anila Prendushi me armë zjarri dhe më pas veten.
Prendushi ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa 34-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Krimi ka ndodhur brenda makinës që ishte me letra në emrin e Anila Prendushit.
Mësohet se çifti bashkëjetonin në Shkodër prej 5 vitesh. 44-vjeçarja ishte divorcuar para 6 vitesh dhe është nënë e 3 fëmijëve, ku pas ndarjes kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin.
Burimet kanë thënë se me ish partnerin e saj me të cilin ka tre fëmijë, ajo kishte marrëdhënie korrekte, sa që kur ai ka mësuar për ngjarjen e rëndë, ka shkuar në vendin e krimit./Radar.al
Paraditen e kësaj të marte kryeqendra e veriut u trondit nga një ngjarja e rëndë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij 44-vjeçare, Anila Prendushi Ndoka si dhe më pas vrau veten.
44-vjeçarja si pasojë e plagëve të marra fillimisht u transportua në spitalin e Shkodrës ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore, teksa së fundmi bëhet me dije se për shkak të gjendjes së saj të rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të kësaj të marte në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula”. Uniformat blu njoftuan se vrasja ndodhi brenda automjetit tip “Tiguan” në pronësi të Anila Prendushi Ndokës, ku 34-vjeçari plagosi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, teksa më pas vrau dhe veten.
Vijon….