HOMAZH PER ING. MURAT KLOSI .
Dje , në datën 06 Shkurt 2025 , u percuall për në banesën e fundit , njëri prej specilaistëve dhe figurave më të shquara të hidroteknikës e te Bonikfikimeve (përmirësimeve ujore) në Shqipëri, Bashkëpunëtori Vjetër Shkencor, Ing. Murat Klosi .
E kam për nder, por e ndjejë edhe si detyrë që në emër edhe te Shoqatës së Inxhinireve Konsulente të Shqiperise, të shpreh dy fjale zëmre, si homazh në keto dite te dhimbshme per ndarjen nga jeta të këtij specialisti të shquar të vendit tonë.
Kam patur fatin ta njoh qysh në fillim të vitit 1972,( 53 vjet më përpara) në një prej kantjereve të shumta të bonifikimeve, që ishin ngritur e që i gjëje pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ku punohej për ndërtimin e mjaftë veprave hidroteknike, (kanalet kullues të kënetave e kanale ujitës, diga me gravitet të madhësive të ndryshme, për krijimin e rezervuareve të nevojshëm për ujiten, etj). Dhe, me bindje e them se : kontributi, angazhimi dhe shpesh herë edhe prezenca e Ing. Klosit në këto vepra ishin githënjë të konsiderueshme. .
Pikërisht në ketë kohë, dy vjet me pare, në vitin 1970, me inisiativën e Ing. Murat Klosit ishte ngritur e ish krijuar, më vehte Instituti i Stuidmeve e Projektimeve të Bonifikimit (ISPB) ku Ing. Klosi ishte emëruar Drejtor i këtij Instituti.
Janë dhjetra e dhjetra projekte e vizatime të veprave hidroteknike (kryesisht për bonifikime e ujitje) ku, stampat e këtyre projekteve mbajnë edhe firmën e Ing. Murat Klosit jo vetëm si titullar i Institutit por edhe si projektues i mirëfilltë i mjaftë prej këtyre veprave.
Pa ekzagjerim une do të thoja se lista e këtyre veprave është mjaftë e gjatë por në këto radhë do të përmendja se:
-Ing. Murat Klosi ka qënë ideator e projektues për Ujitjen e Mallakastres nëpërmjet Digave te rez te Lumares nr 1 dhe Diga e rez. të Lumares nr.2, si dhe nje sistem kanalesh ujites me gjatësi prej disa dhjetra km. Duhet vënë në dukje se diga e rezervuarit të Lumares Nr 1 është nj’dig’ me lartësi 60 m dhe është diga më e lartë në Shqiperi si digë në sistemin e ujitjes).
Me rëndësi , edhe aktuale është projektimi i rezervuartit të Farkës në Tiranë që mban autorësinë e Ing. Klosit e që aktualisht e ka kthyer atë zonë të Tiranës në një zonë shumë atraktive për banorët e kryeqytetit.
Për veprimtarinë e tij studimore e shkencore me Vendim të Komisionit të lartë të atestimit Ing. Murat Klosit i është dhënë grada shkencore : “Bashkepunëtor i Vjetër Shkencor”, kurse me Vendim të Keshillit të Ministrave i është akorduar Çmimi I Republikës I Shkallës së Parë.
Gjithashtu, edhe këshilli Bashkiak i Mallakstrës I ka dhënë Titullin “ NDERI I MALLAKSTRËS” ,
Për mua, por edhe për mjaftë shokë e , kolegë të kësaj fushe, devotshmëria dhe perkushtimi i Ing. Klosit per studimin , projektimin dhe shpesh herë edhe ndjekjen nga afër, të zbatimit të punimeve, në një sërë veprash të rëndësishme hidroteknike të ndërtuara në mbarë vëndin tonë, kanë qënë gjithënjë një shembull frymëzimi e referimi , të cilat unë nuk do doja ti harroja por do doja të sugjeroja që këto virtute të ishin një shëmbull frym’zimi edhe për brezat tanë.
Me pikëllim të thellë i shpreh lamtumirën, Inxhinier Klosit por me bindje të plotë, se, vepra e tij nuk do të harrohet.
Faleminderit ing. Murati
Dr. Ing. Vladimir Agalliu
Anëtar i bordit drejtues, SHOQATA E INXHINEREVE KONSULENTE TE SHQIPËRISË.