U lut për ta falur? Dalin provat: Ja si Yuri Kim dëmtoi shqiptarët, Donald Trump e kuptoi dhe vulosi fatin e saj

Shënim Editorial

Hashtag.al raportoi dy ditë më parë se Yuri Kim ishte shkarkuar nga pozicioni i saj si zv/sekretare e parë për EuroAzinë në Departamentin e Shtetit. Shkrimi ynë më tej sqaronte se zonjës Kim i ishte ofruar dhe një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilën ajo e pranoi, e që zakonisht presupozon se zyrtarit të shkarkuar i jepet mundësia e pagës 6-9 muaj dhe/ose në ndonjë rast i ofrohet dhe ndonjë angazhim që ul stekën e titullit dhe prestigjit të zyrtarit në administratë.

Është njësoj sikur zv/kryeministres Belinda Balluku t’i ofrohen nga Edi Rama dy opsione:

a) Jep dorëheqjen përfundimtare dhe do marrësh 9 paga deri në Dhjetor.

b) Fillo punë si këshilltare e Ergys Verdhos, drejtorit të hekurudhës, që Balluku e ka vartës.

Hashtag.al raportoi se shkarkimi i saj nga pozicioni i lartë ishte firmosur nga Sekretari i Shtetit Rubio të premten e 14 Marsit së bashku me shkarkimin e një kolegu të saj në të njëjtën byro të quajtur Alexander Kasanof.

Sot Departamenti i Shtetit rifreskoi dhe të dhënat e shkarkimit të zotit Kasanof, e që siç rezulton, është shkarkuar nga Byroja fiks më datën 14 Mars, siç Hashtag.al raportoi.

E vetmja gjë që Hashtag.al nuk dinte, ishte fakti (i pamendueshëm për ne) se në moment të fundit Yuri Kim do të pranonte poshtërimin. Pra do të pranonte që (sipas analogjisë) të shkonte nga Zv/kryeministre në këshilltare e drejtorit të hekurudhës.

Por gallata nuk përfundon me vetëposhtërimin që i bëri vetes zonja Kim, gallata shumëzohet rrugës me mediat e Tiranës që poshtërimin e saj e paketuan si ngritje në detyrë.

Duke shfrytëzuar termin “Senior” (senior counselor) mediat në Tiranë e përkthyen kallëp këtë titull dhe e paraqitën zonjën Kim si Këshilltare e Lartë (barazuan Senior me e lartë).

Në fakt Senior është gradë, e fituar në hierarkinë e Departamentit të Shtetit, njësoj siç ndodh në ushtri që fjala vjen të japin gradën Toger.

E duke vijuar analogjinë me Belinda Ballukun, në skenarin kur ajo ka bërë dhe ushtrinë,  do ishte njësoj sikur titullin “Belinda Balluku emërohet Togere Këshilltare pranë Hekurudhës Shqiptare” , ta ofronin si “Këshilltarja e Lartë e Hekurudhës Shqiptare, zonja Balluku”.

Por nëse këto detaje banale dhe objekt gallate mund të sqarohen lehtësisht, vlen më tepër të sqarohet se pse Rilindja, mediat e saj dhe Edi Rama kanë nevojë t’i bëjnë mbrojtje manipulative zonjës Kim.

Linja Grenell-Kim për mpirjen e opozitës

Kur erdhi Yuri Kim si ambasadore në Tiranë me firmën e Presidentit Trump, opozita shqiptare me një mentalitet axhami,  mendoi se kishte ardhur një ambasadore jashtë linjave të ndikimit të George Soros, që siç dihet është padrino dhe mik i Edi Ramës.

E vërteta është se Yuri Kim nuk është fidan i Fondacionit Soros, por është ca më keq se aq, është një karrieriste e paskrupullt, që për koinçidencë të rrethanave mendoi se me linjën liberale amerikane i ndriti fati për karrierë.

Në fakt zonja Kim ka punuar në fillimet e saj me administratën Bush, ata e angazhuan dhe i hapën rrugët e karrierës. Ardhja e Obamës krijoi një klimë të pamenduar në administratën amerikane, në të cilën nisi një proces promovimi bazuar në gjini ose pseudo-gjini apo prirje e orientime seksuale.

Kush ishte pjesë e komunitetit LGBT fitonte automatikisht më tepër hapësirë për karrierë.

I njëjti mentalitet për sistemin e karrierës u zbatua dhe gjatë Trumpit të parë (2016-2020) sepse siç dihet, Trumpi po nusëronte për herë të parë dhe nuk mundi dot të prekte makinerinë dhe manualet e burokracisë të vendosur nga Obama.

Këtë oportunitet zonja Kim e kuptoi fort mirë dhe e shfrytëzoi në maksimum, kapërceu ylberin dhe u emërua ambasadore fuqiplotë në Tiranë dhe kuptoi sapo erdhi se ky ishte kopshti më i lulëzuar plot me petale të….lules socialiste? Jo. Në fakt ishte kopsht plot me fidanë të George Soros.

E si një karrieriste dhe predatore pa skrupuj, Kim u përshtat shumë shpejt. Ndërsa në vitin 2021 Trumpi iku nga sytë këmbët, kur shef i saj u bë Blinken, ajo jo thjesht u përshtat, por në fakt u shtri barkas në shërbim të linjës Blinken-Soros, ndërsa e dinte shumë mirë se Edi Rama ishte mik për kokë i padrinos së tij George Soros.

Edi Rama e kishte numrin e Blinken në telefon njësoj si ajo, e-mail-in e tij njësoj si ajo, por në ndryshim nga ajo mund t’i shkruante dhe jashtë kornizave zyrtare.

Ama Edi Rama kishte në telefon dhe sigurisht fliste sa herë të donte dhe me zotin George Soros, të cilin zonja Kim as imagjinonte se do i jepte ndonjëherë dorën, e lëre më pastaj të shkruhej me konfidencë në telefon me të.

Nga kjo pozitë inferiore duhet kuptuar zonja Yuri Kim, e cila njësoj si u poshtërua sot me postin e “këshilltares së hekurudhave” , ashtu u vetëposhtërua edhe dje si ushtare e Edi Ramës.

Mirëpo pas fitores së dytë të Trump dhe sidomos pas marrjes së detyrës në Departamentin e Shtetit të dyshes Rubio-Marocco, Kim nuhati furtunën.

Për këtë arsye ajo nisi të lobonte fuqishëm deri dhe te miq të saj të përbashkët me Elon Musk, njerëz vërtet të pushtetshëm, me të cilët ajo shprehte versionin e saj të ngjarjeve dhe shiste faktin se nuk ishte e Soros përderisa në karrierë e hodhi Colin Powell dhe Bushët, ndërsa skeptikët në SHBA ndaj saj ajo i zeronte si dashakeqës dhe se akuzat që i bëheshin për favorizim të Turqisë ishin sajesa.

Për pak ia arriti që t’i bindte këta njerëz të fuqishëm.

Ajo që zonja Kim nuk kishte llogaritur dot është shpërthimi i kronometruar në Tiranë i dosjes së anijeve Tigra nga Bangladeshi, projekt i mbështetur fuqimisht nga ana e saj (lexo këtu) dhe që jo vetëm e lidhte me Turqinë, por e lidhte madje me firma të sanksionuara turke dhe iraniane në SHBA.

Evidencat e dala në Tiranë, vërtetuan katërcipërisht se zonja Kim jo vetëm i kishte shërbyer me zell Sorosit, por këtë shërbim e kishte bërë dhe duke sjellë si pasojë thyerjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Nuk kishte fare nevojë që zonja Kim të ishte anëtare e Fondacionit Soros apo fidan e tij, pasi me kaq zell këtij Fondacioni nuk i kishin shërbyer dot as anëtarët e tij.

Sigurisht që pagoi çmim të rëndë për këto implikime të vërtetuara katërcipërisht dhe u degdis si këshilltare e ish-vartësve të vet.

Madje aq kompromentues është ky projekti i anijeve Tigra, sa pak kush e di se ky projekt ka implikuar dhe një fidan të Trumpit, Richard Grenellin.

Zoti Grenell është tashmë një biznesmen i lidhur me disa fije interesash të ndërmjetme me Edi Ramën.

Zoti Grenell që prej vitit 2022 ka lobuar sa ka patur takat te opozita në Tiranë, që opozita të mos prekte çështjen dhe problemin e anijeve Tigra të blerë në Bangladesh.

Për dy vite ia ka dalë duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm zotit Rama, e duke shfrytëzuar përçudnimin e opozitës e cila ishte therur nga Kim dhe Blinken, e që me me axhamizmin që e karakterizon në marrëdhëniet ndërkombëtare ia plotësoi Grenellit këtë kapricio, pa e vrarë mendjen se ndërkohë po i bënte një nder të fortë Edi Ramës.

Por në përfundim të këtij shënimi editorial le të kthehemi aty ku e nisëm këtë histori.

Zonja Kim është përpjekur këto kohë në rrethe të saj të ngushta jo vetëm të gjejë ndonjë mundësi punësimi në sektorin privat, por është përpjekur dhe të zbulojë se nga buron insistimi mediatik i Tiranës për të zbardhur implikimet e saj.

Po ia shuajmë sot këtë kureshtje zonjës duke ja thënë të vërtetën kallëp:

Zonja Kim, ne dimë një të vërtetë delikate për ty por dhe shumë elementare. Ti je me origjinë nga Guami, ishull dhe territor nën administrimin e SHBA-ve (por jo pjesë e shtetit), banorët e të cilit kanë të drejta të kufizuara vote.

Le të themi pa shumë politesë se bëhet fjalë për shtetas të një territori që trajtohet si i dorës së dytë.

Kaq dimë.

Ah po, dimë dhe që fundvitin e kaluar kur të mori Lulzim Basha në telefon, nuk ia ngrite fare telefonin.

Shumë mirë ke bërë, sepse Luli të jepte më shumë vlera nga sa kishe.

Ndërsa ne po të trajtojmë njësoj siç të trajton shteti për të cilin ti punon, si një grua nga Guami, si diçka e dorës së dytë.

Duhet të na falenderosh për simetrinë e treguar./Hashtag.al