Pasi Egli Tako vendosi të linte përfundimisht shtëpinë dhe të tërhiqej nga gara për shkak të disa problemeve shëndetësore, produksioni mësohet se ka marrë një vendim të papritur.
Bëhet fjalë për anulimin e televotimit, ku bënin pjesë të gjithë banorët, ku njëri prej tyre do të linte shtëpinë të shtunën.
“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Big Brother.
Dalja e papritur e Eglit nga shtëpia e “Big Brotherit” ka shokuar banorët.
Ishte Danja ajo që lexoi zarfin në të cilin shkruhej se Egli mori vendimin për të ndërprerë garën për astye shëndetësore.
“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.
Në momentin që Danja lexoi zarfin Gjesti është vënë re i habitur dhe nuk tha asnjë fjalë, për një minutë ai nuk reagoi pasi ky lajm për të ishte i papritur.
Nga ana tjetër,
Danja
është përlotur në dhomën e gjumit për largimin e Eglit.