Një dalje e papritur ka ndodhur pak më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli Tako ka ndërprerë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për arsye shëndetësore.
Në shtëpi hyri një zarf i kuq, të cilin e lexoi Danja dhe banorët mësuan lajmin për Eglin.
“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.
Ndërkohë pas këtij lajmi, Gjesti ka diskutuar me Olën, ku i ka shprehur se e ka ditur që ajo do largohej pasi ishte duke i bërë keq vetes.
Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother!
Sipas asaj që raportohet nga Big Brother, është marrë vendimi që banorja të ndërpresë menjëherë garën, për arsye shëndetësore.
“Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, shkruhej në zarfin e kuq.
Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës.
Top Channel
Në edicionin aktual të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e publikut për sjelljen e saj shpesh emocionale dhe lidhjen e afërt me Gjestin.
Egli është parë shpesh duke shfaqur emocione të forta, shpërthime në lot dhe mbështetje të pakushtëzuar ndaj Gjestit.
Mirëpo së fundmi, një moment specifik brenda shtëpisë ka ngritur pikëpyetje mbi sinqeritetin e emocioneve të saj. Gjatë një situate ku Egli u pa me lot në sy pranë Danjës, ajo papritmas ndryshoi sjellje, duke parë përreth për kamerat dhe më pas filloi të këndojë.
Ky veprim ka nxitur diskutime mes shikuesve, duke ngritur dyshime nëse emocionet e saj janë të sinqerta apo pjesë e një aktrimi.
Kujtojmë se Egli ka përmendur më parë se dëshiron që publiku ta njohë atë përtej thashethemeve dhe të shohë anët e saj të vërteta. Megjithatë, ky incident i fundit ka shtuar dyshimet mbi autenticitetin e sjelljes së saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.