Provat e reja/ Përgjimet ambientale dhe telefonike të Veliajt me vëllanë: Nisni fushatë mediatike, kundër…
Përgjime telefonike dhe ambjentale janë çuar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili është njohur me përmbajtjen e bisedave që ka zhvilluar në burg Erjon Veliaj më vëllain e tij, Arbër Veliaj.
Njëherësh SPAK, mësohet të ketë vënë në përgjim telefonik Arbër Veliaj, i cili rezulton se pasi ka marë urdhëresa nga vëllai i tij në burg, ka orientuar disa media për të nisur një fushatë sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.
Një veprim të tillë të nxjerë nga përgjimi ambjental brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë çuar prokurorët e çështjes në gjykatën e Apelit, me një argument shtesë, se përse Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
Sipas prokurorisë Veliaj ka nisur një fushatë mediatike kundër prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të grupit hetimor, veprim ky që sipas tyre nuk duhet të ndodhë dhe se është i paligjshëm pasi ka si qëllim indimidimin e njerëzve të Drejtësisë.
Në fakt ky është vetëm një perceptim që krijojnë prokurorët, pasi çdo person qoftë në burg apo jashtë tij, ka të drejtë të mbrohet ligjërisht dhe të dëgjohet fjala e tij edhe mediatikisht.
Në pretendimet e tyre para gjykatës së Apelit të Posaçëm prokurorët mësohet të jenë shprehur se personi nën hetim Erjon Veliaj dhe familjarë të tij, kanë kryer veprime dhe përpjekje për të prishur prova, ndaj i kanë qëndruar kërkesës së tyre për të mbajtur në masën e “arrestit në burg”.
Të ndodhur në kushtet e hyrjes së provave të reja në procesin gjyqësor, avokatët e Erjon Veliaj, kërkuan kohë të njihen me to dhe të japin shpjegime prapësuese për sa i përket vijimit të mbrojtjes.