D*gradon G Bani, p*rplas dhe shtyn Valbonen: “S’pyes as për vëllezërit e tu…”! Produksioni drejt mbylljes

Megjithëse iu dha një mundësi e dytë për tu rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas skualifikimit me zarf të zi, sjellja e G-Banit është bërë edhe më agresive.

Pas debateve me Danjën, ai ka pasur një tjetër konflikt të ashpër, kësaj here me Valbona Mhillin.

Situata eskaloi kur Valbona i përmendi motrën, çka nxiti një reagim të ashpër nga ai. Mes ofendimeve, Bani deklaroi:

“O idiote. Nuk pyes as për vëllezërit e tu.”

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit e programit presin të shohin nëse produksioni do të marrë masa kundër tij.