Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë dalë në një deklaratë për mediat, duke sqaruar versionin e tyre të historisë lidhur me vdekjen e papritur të 3 vjeçarit.
Mjekët deklaruan se fëmija 3-vjeçar është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake.
Një ditë më pas, 3-vjeçari është paraqitur përsëri në repartin e Pediatrisë në Shkodër në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë. Mjekët treguan se momentalisht vajza 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në QSUT nën vëzhgimin e stafit mjekësor, por bënë apel edhe për shtrimin e menjëhershëm në spital edhe të nënës së 3-vjeçarit, për shkak se është shtatëzanë.
“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.
Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës.Raste të tilla nuk parashkohen.
Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratore. Kam kontatuar edhe familjarët e zonës, do ishte shumë mirë që gruaja të shtrohej në spital, që të jëtë nën kujdesin e mjekëve”, treguan mjekët.