Zbulohet arsyeja e rende e vd*kjes se vellait te Unikatilit

Bota e estradës u trondit ditën e sotme me ndarjen e papritur nga jeta të Mentor Palokajt, i njohur me nofkën artistike Tee.

Policia raportoi se ai është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria rreth orës 18:00.

Lajmi ishte shokues dhe i papritur.

Sipas burimeve të Prive të afërta me rrethin shoqëror të Mentorit, një pjesë e konsiderueshme e tyre lajmin e kanë marrë vesh përmes portaleve.

Mentori ka qenë i paqasshëm ditëve të fundit për një pjesë të rrethit të tij.

Jo zyrtarisht, mësohet se mbidoza e susbtancave narkotike është arsyeja e ndarjes nga jeta, megjithatë kjo do të konfirmohet pas raportit të autopsisë.

Ndarja nga jeta e vëllait të Unikkailit ka shkaktuar mjaft reagime në rrjet, pasditen e sotme.

Fansa e artistë kanë shprehur ngushëllime, të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Mentori ishte 42 vjeç. /Prive