Dezinfektuan furrën e bukës me bar miu! Tr*gjike, ja pse vd*q 3 vjecari ne Shkoder, motra dhe nena shtatzene dyshohet se…(video)

Policia Shkodër reagoi zyrtarisht pasi një ngjarje e rëndë është bërë mediatike këtë të hënë, 24 shkurt. Bëhet fjalë për një tragjedi në një familje në Shkodër ku ka ndërruar jetë dy ditë më parë një fëmijë 3 vjeç dhe motra e tij 7 vjeç ndodhet në gjendje kritike në QSUT.

Mësohet se motra e të miturit është në shërbimin e reanimacionit në pediatrinë e Tiranës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë priten të dalin analizat nga QSUT.

Paraprakisht dyshohet se ata janë helmuar. Burimet thanë se familja ka dezinfektuar një magazine me bar miu ça dhe është bërë shkaktare e helmimit.

Sipas Spitalit Rajonal të Shkodrës, të premten familja ka dërguar djalin në spital, ku kanë kërkuar t’i bëhet vetëm një serum, ndonëse sipas spitalit, mjekët i kanë kërkuar ta shtrojnë për trajtim më të specializuar. Mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore, duke i kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme.

Megjithatë, sipas tyre prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi.

Burimet në spitalin rajonal të Shkodrës thanë se ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites i mituri u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.

Më pas ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.