Dalin pamjet e renda! Gjesti i hedhur nga dritarja! Banoret detyrohen te mbyllin gojen kur…(VIdeo)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në rrjete sociale po qarkullon video të cilat tregojnë nga dëshmitë e vetë banorëve brenda BBV se Gjesti ka kapërcyer murin në oborrin e BBV dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.

Por kjo mesa duket duhet të mbahet e fshehtë. Sjellja e produksionit duke fikur mikrofonat e banorëve e duke iu mbytur zërat me muzikë ka shokuar rrjetin.

Po ashtu, banorëve duket se u është kërkuar që të mos e komentojnë këtë situatë.

“O Tiri, Tiri, ee”, i kërkon Laerti me shenja Tirit të mos flasë.

“Ca nuk duhet me e diskutu? Do e diskutoj gjithë natën e gjithë ditën, pse do me thone kujdes mikrofonin, nuk dua, tallesh ti, është hedhur një banor”,- ja ktheu Tiri.

Në këtë moment produksioni vendos reklamat e Top Albania Radio dhe shihet fytyra e Danjës që qesh dhe kafshon buzën e poshtme.