Ekskluzive! Pas Erion Veliaj, 5 kryebashkiake te Edi Rames do japin doreheqje, presin të

Ethet e garës së 11 Majit sa vijnë dhe shtohen brenda partive politike. Kur na ndajnë edhe pak kohë nga publikimi i listave me kandidatët për deputetë, mësohet se përgatitjet janë drejt fundit.

Radar.al ka mësuar se do të jenë 5 kryebashkiakë aktualë të Partisë Socialiste që do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit 2025.

Për këtë, burimet i thanë Radar.al se ditët në vijim pritet që pesë kryebashkiakët socialistë të paraqesin dorëheqjen e tyre.

Po ashtu burimet i thanë Radar.al se këta kryebashkiakë nuk do të jenë të renditur në listën e sigurt të kandidatëve, por duhet të punojnë për të arritur një rezultat sa më të lartë e për të fituar vendin e tyre në Kuvend në sesionon e ri parlamentar.

Emrat e kryebashkiakëve që kanë vendosur të garojnë për deputetë ende nuk bëhen të ditur nga burimet./Radar.al