Ia nxorri mendt gjatë natës/ Banori i ri puth Eglin, “tërbohet” Gjesti (Video)

Mbrëmjen e djeshme, Big Brother VIP Albania pati një mbrëmje dinamike, ku Indriti u eliminua pas një nominimi të fortë, ndërsa shtëpisë iu bashkuan katër banorë të rinj: Kelly, Vserlo, Rizarta dhe Ola. (Lexo më shumë këtu)

Por vetëm pak minuta pas hyrjes, Vserlo arriti të krijonte një debat të fortë me Gjestin.

Gjithçka nisi kur Gjesti i tha se kishte një energji negative, çka e irritoi banorin e ri. Vserlo filloi t’i afrohej në mënyrë provokuese Gjestit, duke i qëndruar shumë pranë fytyrës dhe duke tentuar ta nxjerrë nga vetja.

Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte veprimi i papritur i Vserlos: ai e puthi Eglin në faqe, gjë që shkaktoi një reagim nga Gjesti.

Pas kësaj, Gjesti debatoi me Eglin, duke e pyetur pse e lejoi Vserlon t’i afrohej aq shumë, çka u duk si shenjë e qartë xhelozie. Gjesti i përmendi Eglit edhe një tjetër moment të afërt mes saj dhe Vserlos.

Por më vonë, kur u larguan nga sytë e banorëve, Egli dhe Gjesti filluan të qeshnin së bashku, duke treguar se gjithçka kishte qenë një strategji loje për të krijuar tensione mes banorëve të tjerë.