Uauuu! Fero martohet me nusen muslimane, publikon fotot me të (Foto)

Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është martuar të dielën.

Ai i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë misterioze, ndonëse tashmë është distancuar nga jeta publike.

I njëjti ka kohë që është shkëputur për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

Në një postim në InstaStory, ish-reperi njofton fansat se u martua sërish.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli.