Një video e shkëputur e një gazetari të njohur po bën xhiron e rrjetit.
Ai mes fjalëve është shprehur se Atilla dhe Ilnisa janë në një lidhje dashurie.
Gazetari në fjalë ka thënë gjithashtu se ndonëse asnjëri nga ata nuk po e pranon publikisht, lulet në profilin e Ilnisës për Shën Valentin flasin shumë.
Kjo video po komentohet mjaftë shumë në rrjet si një befasi për ndjekësit, shkruan Kosovarja.
A e harroj kaq shpejt Ilnisa Meritonin?
Per te gjithe ato qe se njohin Në nëntor të vitit 2024, pjesëmarrja e Atilla Kardesh në “Big Brother VIP Kosova” shkaktoi reagime të ashpra në publik dhe institucione. Ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, e cila ishte gjithashtu pjesë e spektaklit, e kishte denoncuar më parë për dhunë në familje, duke publikuar edhe fotografi me shenja të dhunës që pretendonte se ishin shkaktuar nga Kardesh. Për më tepër, deri në shtator të atij viti, ndaj Kardesh ishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje për të mbrojtur Latifin dhe fëmijët e tyre.
Hyrja e Kardesh në shtëpinë e “Big Brother” u kritikua gjerësisht nga shoqëria civile dhe institucionet shtetërore. Ministria e Drejtësisë së Kosovës kërkoi largimin e tij të menjëhershëm nga spektakli, duke theksuar se prania e një personi të akuzuar për dhunë në familje në një program televiziv mund të normalizojë dhe minimizojë seriozitetin e këtij fenomeni të rrezikshëm. Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) pranoi disa ankesa lidhur me këtë çështje dhe u diskutua edhe në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.
Përballë presionit publik dhe institucional, Atilla Kardesh u largua nga “Big Brother VIP Kosova” më 6 nëntor 2024, vetëm dy ditë pas hyrjes së tij. Para largimit, ai mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e mirëqenies së fëmijëve të tij dhe shprehu shpresën për tejkalimin e konflikteve me ish-bashkëshorten e tij.
Ky rast nxori në pah rëndësinë e përgjegjësisë mediatike dhe ndikimin që programet televizive mund të kenë në perceptimin e dhunës në familje në shoqëri.