E fundit! Ja si ndahen mandatet e deputeteve ne Kosove! Albin Kurti duhet te beje koalicion me

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave.

Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me 22.37%, LDK e treta me 17,57%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.

Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

Rezultati deri më tani i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë, dhe e vetmja forme eshte te beje nje koalicion me nje nga partite shqiptare, ku PDK eshte me e mundura


Komisioni Qendror i Zgjedhave në Kosovë ka dalë me statistika të reja, ku janë numëruar 90.13% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 311907 vota ose 41.00 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 170198 vota ose 22.37 %, Lidhja Demokratike me 133693 vota 17.57 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57539 vota ose 7.56 %.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280%, PDK 148.285 vota 17,009%, LDK me 110.985 vota ose 12,731% dhe AAK me 62.111 vota ose 7,124%.