Sa lajm i bukur! Gertit i ndryshon jeta pas Big Brother, i vjen oferta gjigande nga

Aktori Gert Ferra, i cili ishte i eleminuari i radhës nga BBVA, ka zbuluar në një intervistë me Bieta Sulon se i ka ardhur një ofertë pune për të bërë një film nga një regjisor që e ka pikasur atë gjatë qëndrimit në shtëpimë më të famshme në Shqipëri.

Gert Ferra: Kur kam qenë brenda në shtëpi nuk jam zënë vetëm me Laertin por dhe me veten time. Në momentet e relaksit, flisja me vajzën time më kishte marrë malli në një moment që nuk e mbajta dot, i vishja corapen, bluzën, tutat, gjërat e përditshme e më ka parë një nga regjizorët më në zë sot tani filmash, më bëri një mini audicion,

e më ka dhënë një rol të një burri që është në karrocë paraplegjiku që merr fëmijën dhe e rrit duke qenë i pamundur dhe BBV më shërbeu për këtë gjë. Propozimi më ka ardhur dje dhe jemi në tentativa për të mbyllur kontratën./Radar.al

Gerti e pranon publikisht: E kam dhj… me Laertin

I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Gerti Ferra. Aktori i mirënjohur dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua të martën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Në 72 orë, dukesha më e re dhe fytyra ime pa rrudha!
Në shtëpi, ai u njoh për dinamikat që krijoi me momente të bukura, por edhe me debate e përplasje të forta. Një ndër to dhe më i komentuari ishte mes tij dhe Laertit, e cila mori përmasa mjaft të mëdha gjatë ditëve të fundit. I pyetur dje nga Arbri në Prime pas daljes së tij, Gerti tha se Laerti duhet ta fitojë Big Brother-in. Vazhdon ai të mendojë të njëjtën gjë?

Ishte një impresion i imi dhe ishte me të vërtetë një bindje aty kur dola. Unë tani e kuptoj që me Laertin e kam dhje*ë içik tani, por ishte momenti. Na mori na vuri përpara të dyve. Edhe ai mund të ishte pak më i matur se është 10 vjet më i madh dhe të thoshte ‘Gert, hajde këtu se po gabon’. Nuk e bëri këtë gjë. Pra le të themi, pra e ndjeva deri diku që e kam menderos me Laertin, por i qëndroj gjërave sipas llojit time. Prisja edhe nga Laerti diçka të tillë, që të bënte një hap mbrapa edhe Laerti. Të më bëhej një ftesë. Ndoshta do shkoja edhe unë si më i vogël tek Laerti.

Në këtë intervistë, Gerti shprehu pendesë dhe deklaroi që e kaloi pak kufirin me të në këtë debat. Përveç se debateve, cilin prej banorëve ai do ta takojë edhe jashtë dhe do të mbajë shoqëri?

Shoqëri nuk do të vazhdoj me Bernardin, por me Bernardin kam pasur një moment të bukur për të cilin do ta them. Unë, Bernardi, Klajdi, Laerti morëm birrat, filluam të pinim dhe Bernardi u shkri dhe kishte një humor e bëmë hedhje batutash të jashtëzakonshme. Mos të mjaftonte kjo, shkuam për t’u shtrirë të gjithë dhe ju deshën 6 minuta për të veshur bluzen. E kapi ashtu. Nuk e ke idenë. Aty ishte e bukura që ta vishte bluzen vetë. Me lot kemi qeshur. 6 burra me lot. U shtrimë dhe nuk mundesha dot më.