Tragjike! 15 vjecarja ne Lushnje hidhet nga pallati, vdes ne vend (Pamje te renda)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes ditën e sotme.

Sipas raportimeve të para, një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga një pallat në zonën pranë Bashkisë, në qendër të qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi ekstrem, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

Nuk ka ende informacion mbi rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, por mësohet se fatkeqësisht e reja ka humbur jetën. Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek banorët e zonës, ndërsa priten më shumë detaje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e saj.

Një tjetër tragjedi ka tronditur qytetin e Lushnjes, ku një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga një pallat në qendër të qytetit. Ngjarja është e rëndë, por edhe më e rëndë është indiferenca e njerëzve.

Në fotot nga vendngjarja, pamja është e dhimbshme: policë, mjekë dhe kalimtarë të rastit, të gjithë “me duar në xhepa”, sikur janë thjesht spektatorë të një ngjarjeje të zakonshme. Askush nuk duket i shqetësuar, askush nuk duket i prekur. Një jetë e re humbi, dhe reagimi është po aq i ftohtë sa betoni ku ajo ra.

Tragjedi të tilla mund dhe duhen parandaluar. Psikologët theksojnë rëndësinë e ndërhyrjes së hershme për të ndihmuar të rinjtë që përballen me vështirësi emocionale. Depresioni, ankthi dhe problemet sociale shpesh lihen në hije, derisa të ndodhë tragjedia.

Familjet duhet të jenë të vëmendshme ndaj shenjave të shqetësimit tek fëmijët dhe adoleshentët. Shkollat duhet të kenë psikologë aktivë që të ofrojnë ndihmë dhe këshillim. Institucionet shtetërore duhet të krijojnë mekanizma mbështetës për të rinjtë në krizë.

A është vonë për këtë 15-vjeçare? Po. Por a mund të bëjmë diçka për të parandaluar tragjeditë e radhës? Absolutisht po. Por fillimisht duhet të heqim duart nga xhepat dhe të fillojmë të kujdesemi me të vërtetë!