Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, janë kapur nga kamerat duke shkëmbyer një bisedë gjatë meshës në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u mbajt ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Dy liderët ndodheshin përkrah njëri-tjetrit, me Mitsotakis në mes dhe Ramën në të majtë. Në të djathtë të kryeministrit grek ishte lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili nuk mori pjesë në bisedë dhe vijoi të ndiqte meshën në heshtje.
Pamjet tregojnë se ishte Mitsotakis ai që i flet Ramës, ndërsa ky i fundit i përgjigjet fillimisht me një pohim me kokë dhe duke i thënë “yes”. Më pas, dy kryeministrat vijuan të shkëmbenin disa fjalë.
Biseda mes dy liderëve vjen në një moment kur marrëdhëniet shqiptaro-greke mbeten të ndjeshme, përfshirë çështje të tilla si negociatat për detin, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri./Radar.al
Mesha për kryepeshkopin Anastas, u drejtua nga kreu botëror i Ortodoksëve, Bartolomeu.
Qindra besimtarë u mbledhën jashtë në oborrin e kishës për ti dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas.
Por në një moment kur mbërrinte kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis një qytetar ka bërtitur “Rroftë Çamëria” dhe Sigurimi ndërhyri dhe e largoi me forcë qyetarin nga homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë bërë ‘bashkë’ në një moment gjatë ceremonisë së lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Kishën Ngjallja e Krishtit.
Në këtë foto, Rama e Berisha janë ulur në karrige, para momentit se të bashkohej edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po ashtu merr pjesë në meshë.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë, që dy kundërshtarët politikë të 20 viteve të fundit, janë në krah të njëri- tjetrit.