Përvjetori i vd*kjes së Veli Radës .
Dikur nga viti 2002, bashkë me mikun tim të ndjerë, artistin dhe gazetarin e shquar Veli Rada , po udhëtonim një mbrëmje me autobus urban nga Varri i Bamit për në qendër.
Ishte disi vonë rreth orës 21.00 dhe autobusi kishte katër a pesë udhëtarë përveç shoferit dhe fatorinos . Në stacionin tek Xhamlliku hypi një burrë i vjetëri me trup të stërmadh dhe me fytyrë të vrenjtur (surrat- aksham) që po na shikonte gjithë inat .
Un nuk e njihja por Veliu me tha se ishte një ish oficer ushtrie me origjinë nga Gjirokastra, ish kryetari i vullnetarëve të Enverit në shkurt të vitit 1991.
Shiko si do ta zbres nga autobusi -me tha Veliu !
Me në autobus ne sedijen pas shoferit ishte ulur Sokol Shala ,një miku jonë, ish i burgosur politik i komunizmit .
Valiu ju drejtua Sokolit me zë te lartë: Ore Sokol thonë që Enver Hoxha ka qenë BQ ( ped*rast shënimi im ) di gjë ti ? Po, po me me të ndigjume e kam edhe un si ti , gjithë Tirona e Shqipnia – u përgjigj me sinqeritet Sokoli .
Pa mbaruar fjalën Skoli u dëgjua ulërima e ish oficerit enverist : Mbaje shofer se do zbres !
Çfarë pate- i kthehet fatorino , prit se nuk kemi mbrrit te stacioni !
Mbaje të thaç se nuk udhëtoj me këta reaksionarët un, nuk e dëgjon se çfarë thonë për shokun Enever – ulërinte enveristi . Ta tregoj un ti ju drejtua me kërcënim Veliut, ndërkohe që shoferi dhe ata pak udhëtarë po qeshin me lot
Çfarë ke, kush të foli ty–ndërhyra un.
Të njoh mirë edhe ti reaksionar je – mu kthye mua enveristi që vazhdonte ti bërtiste shoferit të mbante autobusin .
Disa metra me poshtë shoferi i bezdisur e ndaloi dhe enveristi zbriti duke vazhduar te na shante si reaksionarë e armiq . Mirë ja bëre – ju drejtua Veliut fatorino: As para nuk paguan udhton me një karte Veterani që u ka dhëne Edi Rama ( atëherë kryetar Bashkie ) .
Ua kam gjetë këtyre komunistëve -me tha Veliu . Po u the që shoku Enver ka qenë B.Q, nuk durojnë dot, çmenden fare.
U djeg shume fakti që Enveri ishte B.Q. Se kuptoj dot mor vëlla pse mërziten kaq shumë ! Këta të majtët sot e kanë kauzë të madhe këtë punën e pederastisë ..!
Ka rrefyer i ndjeri Nebil Çika