Vajza sjell magjinë në duar që ia bëri vjehrra ta ndante nga burri! Ardit Gjebrea fluturon nga …(video)

Në fund të pjesës së parë të “Shihemi në Gjyq”, Bukuria tha se është akuzuar se ka ndarë vajzën, Edonën nga bashkëshorti, Gjergji. Por Edona tha se në shtëpi ka gjetur një magji, të cilën e ka sjellë në studio.

Sipas asaj që dëgjohet të thotë fillimisht Bukuria në fillim të pjesës tjetër së rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ish-dhëndri e dinte që nëna e tij shkonte te një fallxhore. Nënë e bijë pohojnë të njëjtën gjë dhe sipas Edonës, e cila tregon edhe se ku e gjeti magjinë. Eni Çobani zbulon çfarë arriti të dallojë pa e hapur.

Bukurie: Ka thënë që mami shkon te një fallxhore, e ka thënë në Greqi, e ka thënë Gjergji vetë.

Ardit Gjebrea: Më fal, e hape?

Eni Çobani: Jo, nuk e hapa. Pashë që ka një lek brenda, gazetë me lekë dhe e shkruar sipër.

Ardit Gjebrea: Kush ta ka bërë atë magjinë?

Edona: Ish-vjehrra ma ka bërë.

Ardit Gjebrea: Ku e gjete ti?

Edona: Në triko. Shkova unë se më kërkoi një triko ish-burri kur erdhëm vjet në nëntor dhe unë vajta te dhoma ime e mora një triko. Sa e kam marrë, më ka rënë te këmbët e mia.

Eni Çobani: E kishte futur në rroba domethënë për të larguar Gjergjin nga…

Ardit Gjebrea: Ah, për të larguar Gjergjin nga ty ishte kjo?

Edona: Po, po sepse ka shkuar nëna, më ka thënë Gjergji vetë./tvklan.al

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e jetës bashkëshortore të vajzës. Bukuria është mjaft e shqetësuar dhe përmend vazhdimisht detaje të ndryshme, por duke humbur në to, anashkalohet tema kryesore.

Në fakt, Bukuria akuzohet nga ish-krushqia se ka ndarë çiftin. Edona e shfajëson sepse thotë që ka gjetur magji, madje e ka sjellë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, duke bërë që Gjebrea të largohet me të katra.

Eni Çobani: Bukurie çfarë të ka ngarkuar ty se unë e shoh që je shumë e ngarkuar ti? Ty të kanë thënë që e ndave ti çiftin?

Bukurie: Po.

Eni Çobani: Ky është problemi, kështu thuaj që vajzën e ke ndarë ti.

Ardit Gjebrea: Po pse e ndau?

Eni Çobani: Kanë ardhur në Bilisht pas 3 vjetëve bashkëjetesë në Greqi, erdhën në Bilisht. Kanë ardhur në nëntor të vitit të kaluar. Në dhjetor ka ardhur te ti. Pse e ke pranuar në dhjetor? Kësaj i thotë iku nga shtëpia vetë, më ka marrë edhe djalin dhe ka shkuar te Bukuria.

Edona: Unë s’kam ikur vetë sepse ja ku është magjia që unë i gjeta…

Eni Çobani: Çfarë është?

Edona: Magji është, magji! E kam gjetur te trikoja!

Eni Çobani: Pa sille këtu atë!

Ardit Gjebrea: Jo, jo, jo! Unë do të bëj publicitet! Çfarë magjie aty, je në vete?