Tr nditet Shkodra! Vr tet 20 vjecari ne oborr te shtepise (Emri)

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të enjte, ku një i ri është vrarë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë i riu Pavlin Preka, rreth 20-vjeç, dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin “Guci e Re” dhe kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur të pajetë të riun në oborrin e shtëpisë së tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.