No menu items!
More

    Tragjedi ne Itali! 26-vjeçarja shqiptare humb jetën në punë, makineria i shtyp kokën

    - Advertisement -
    - Advertisement -

    Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ishte duke punuar në një fabrikë në Itali. E reja ishte duke punuar në fabrikën ushqimore në Pieve di Soligo (Treviso) ku ishte e punësuar prej disa kohësh.

    Anila Grishaj ka qenë duke punuar me një mjet për paketimin e ushqimeve të ngrira kur i ka ngecur koka në makineri. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedia është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve për mbrojtjen e punëtorëve.

    Shqiptarja humbi jetën rreth orës 16:00, pak para përfundimit të turnit të punës.

    Kujtojmë se edhe pak kohë më parë raportuam për një tjetër shqiptare që humbi jetën në vendin e punës në Greqi.

    - Advertisement -