• March 24, 2023

Tan Brahimi: Efi, Tea dhe…mash truan shqiptaret, ja cfare u ndodhi pasi dolen nga BIG

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, aktori Tan Brahimi. Tani e ndërpreu eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pak javë më parë, pasi nuk e gjeti mjaftueshëm veten.

Sot, kaq ditë pas daljes ai u shpreh se për shkak të angazhimeve nuk ka mundur t’I dnjekë banorët rregullisht, por shikon Prime-t. Një ndër miqtë e tij brenda shtëpisë ishte Luizi. i pyetur rreth lojës së tij, Tani u shpreh:

“Nuk dua të flas shumë për Luizin sepse po flasin shumë persona për të. Nuk ka nevojë për ta komentuar, shihet edhe nga televizori”.

Aktori gjithashtu foli edhe për “fenomen” rreth të cilit të gjithë banorët bëhen mbështetës të Luizit pasi dalin nga BBV.

“Edhe njerëzit që nuk e kanë pëlqyer tani po flasin mirë për të, për të përfituar. Jam habitur kur kam parë banorë që kanë dalë jashtë dhe kanë thënë ‘jemi me Luizin’.

Unë nga jashtë hyra, e dija opinionin e publikut. Por nuk kam reaguar shumë për të mos menduar që e kisha për përfitim”