No menu items!
More

    Sot 9 vite nga vdekja e doktor Florit, i vëllai rrëqeth me dedikimin: “Sot ndalova në oborrin e shtëpisë sonë të vjetër…”

    - Advertisement -
    - Advertisement -

    Sot mbushen plot 9 vite kur kantautori i njohur, Dr.Flori ndërroi jetë. Ka qenë vëllai i tij, Alban Kondi ai që ka postuar një shënim në rrjetet e tij sociale, ku shprehet se e ka marrë shumë malli për vëllanë e tij të madh.

    ”9 vite pa ty … çfarë ditësh të mbushura me lot malli, trishtimi e gëzimi. Sot ndalova në oborrin e shtëpisë sonë të vjetër, hipa shkallët, hapa derën dhe shkova tek dritarja ku i vogël, dilja e prisja që ti të vije në shtëpi…”.

    Albani dhe miqtë e Dr. Florit e kujtojnë gjithnjë artistin jo vetëm nëpërmjet hiteve por ndajnë shpesh kujtime që kanë me të. Nga ana tjetër djemtë e grupit “West Aspect Household” kanë vijuar me karrierën e grupit, duke publikuar këngë por duke vijuar edhe me mbrëmje koncertore.

    Sot 9 vite pa doktor Florin, i vëllai rrëqeth me dedikimin: "Sot
    - Advertisement -