Për Sali Berishën takimi i Edi Ramës në sheshin Skënderbej me 6000 punonjësit e Bashkisë së Tiranës, nga ku dha mesazhe të forta edhe për drejtësinë, ishte një miting anti-shtet.
“Më pëlqeu takimi. Ishte siç e patë vetë, antimitingu më i heshtur, i regjistruar në historinë e njerëzimit. Ishte miting anti-shtet. Më pëlqeu ai karakteri i përmoçëm i tij, ishte si miting për mortje, domethënë ose numërimi i kantdaunit të pandalshëm të Edi Ramës. Vetë fakti që u detyruar ta thërrasë, në një akt në dijeninë time të pashembullt që nga 90’.
Në 90’ Ramzi Alia thirri një miting të kësaj natyre. Ai mitingu ishte që firmosi rrokullisjen drejt fundit të tij. Edi Rama bëri të njëjtën gjë. Sesi një kryeministër mund të ndërmarrë një akt të tillë, çfarë është kjo. Në psikologjinë e tij atë e gjejmë me gropa të tmerrshme tmerri”, tha Berisha në A2 CNN.
Për kryedemokratin edhe gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri Rama ka tentuar t’i dërgojë mesazhe Sali Berishës, përmes fotove që është përpjekur të realizojë me delegacionin amerikan dhe zv/Presidentin JD Vance.
“E merrni vetë me mend, donte të më jepte mua një paralajmërim të fortë: Që do ta shohësh ti. Dhe gjithë atë që do shihja unë do ishte në konferencën e Mynihut. Do shihja unë që ky do të takonte JD Vance, ose anëtarë të tjerë kryesore të delegacionit, do bënte foto, por mirëpo atje shkoi dhe s’pati asnjë takim. Asnjë ftesë në darkën e madhe. Ky forbiden. Dhe së fundmi vuajtja e tij e tmerrshme ishte ku dështoi me foto.
Donte një foto diku në korridor, diku në qoshe.
Kishte mobilizuar lobistë të stërfuqishëm, shqiptarë dhe të huaj, ishin shpenzuar miliona por fotoja nuk u shkrep. Një anë është ky mur në të cilin e gjeti veten. Tjetra është se sigurisht çdo njeriu që ke njohur po se nuk flet Erion Veliaj nuk mund ta besosh. S’e beson se po i çon mesazhe në mënyrë të vazhdueshme. Po analizoj llojet e tmerrit që ka Edi Rama”, shtoi Berisha.