• March 24, 2023

Po e pengon dhe e do jashte? Luizi ia thotë troç Kiarës: Po të mos ishe ti, do isha shok me Kristin

Është përfolur shumë se Kiara është kthyer në një pengesë në lojën e Luizit mirëpo asnjëri nuk e ka pranuar. Deri tani! Luizi i tha hapur partneres së tij, se nëse nuk do ishte ajo brenda ‘Big Brother VIP’ që nga dita e parë, mbase do ishte bërë shok me Kristin. Kiara i kërkoi që të mos flisnin më për këtë temë, duke e lënë muhabetin në gjysmë.

Biseda mes tyre: Luizi: Po të mos kishte qënë ti këtu, që nga fillimi, do isha shok me të. Kiara: Po mos ma përdor më këtë gjë. Po mirë ai e tha, varja, mos t’i rikthehemi më kësaj gjëje, nuk mendoj se është gabim në kuadër të lojës. Luizi: Po në lojë ma bëri, në lojë ai bëra.

Po çfarë ka ndodhur mes Luizit dhe Kristit që nuk janë më miq? Në fillim të lidhjes Kiara-Luiz, Kristi hodhi një batutë e cila nuk u prit mirë nga Luizi. ‘Unë do e kisha kapur me 1 javë’– ishte fjalia e cila duket se i ka mbetur në mendje Luizit,

e për të mori h ak duke e futur Kristin në tualet, e duke e nxjerrë në nominim. Pas mbërritjes së zarfit të zi, marrëdhënia Luiz-Krist nuk është më si më parë, për shkak të planit.

Tashmë në nominim janë Luizi, Armaldo dhe Kristi, e njëri prej tyre do largohet nga shtëpia ditën e shtunë.

Kristi gjithe diten dje e ka kritukuar dhe eshte zene me Luizin duke thene se eshte treguar i pabese duke ia bere ate gje shokeve te vet pas shpine por Luizi thote se nuk eshte pabesi por eshte strategji.