
Përplasje e fortë, Efi-Zhaklinës: I sulesh Kiares, por pranove tradhtinë e Kristit ndaj të dashurës
admin
- 0
Kiara mori avantazh si lidere e shtëpisë duke marë informacione nga jashtë.
Ajo u shtang nga komentet e Efit, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë u debatua edhe në studio mes Efit dhe Zhaklinës, opinionistes së “BBVA”.
Ato u kapën me njëra-tjetrën, pasi Zhaklina e cilësonte dhunë veprimin e Luizit ndaj Kiarës në lavandëri, ndërsa Efi e mendonte të kundërtën.
Efi ishte ajo e cila tha se pse nuk u morën ata më gjatë edhe për tradhëtinë e Kristit ndaj të dashurës jashtë.
Pas kësaj “shpërthyen” debatet edhe më shumë, dhe Efi e konsideroi këtë si frymë të gabuar për t’iu dhuruar shqiptarëve.
Kujtojmë se Zhaklina ka mbështetur lidhjen e Kristit me Keisin, teksa sonte tha se ata kanë diskutuar dhe gjykuar mjaft atë për lidhjen e tij jashtë./Lajmi.net/