No menu items!
More

    Pas ‘arrestimit’ ne Gjermani, Luiz Ejlli gezon fansat, ja cfare po planifikon me dy kengetaret e medhenj

    - Advertisement -
    - Advertisement -

    Fituesi i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli pas daljes nga ky reality show po korr suksese të një pas njëshme në fushën muzikore dhe në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ai është protagonist kryesor.

    Ditën e sotme artisti ka postuar në InstaStory një foto me dy këngëtarët e njohur Fatmira Becani dhe Rati.

    “Sepse dada ka pushtetin”– ka shkruar Luizi krahas fotos.

    Mesa duket treshja po planifikojnë ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa artisti me origjinë nga Shkodra duket shumë i lumtur.

    Kujtojmë këngët që Luizi ka publikuar pas daljes nga “BBV” janë pëlqyer shumë nga publiku shqiptarë duke u shndërruar menjëherë në “hitet” e momentit dhe duke bërë për vete një numër të madh audience.

    Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Luizi dhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, ndërsa e vogla e tyre është vajzë.

    Megjithëse lajmi i ëmbël akoma nuk është konfirmuar nga çifti.

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është nisur drejt Zyrihut.

    Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në “Instastory”, ku tregon se si policët në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, e kanë mbajtur 1 orë në pyetje, pasi ai u kishte thënë se ‘po shkonte në Zyrih për të parë një film’.

    “E di kush ishte pjesa më e bukur? Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Na pyetën këta policët ‘ku po shkoni?’, se jemi në Frankfurt këtu. ‘Në Zyrih i thamë’. ‘Për ça po shkoni?’, tha. ‘Me pa film’, i thashë. ‘Si me pa film?’, tha. ‘Po. Duam me shkuar deri në Zyrih me pa film’, i thashë. E kujtuan se jemi duke u tallë dhe na mbajtën 1 orë aty në pyetje. Për atë Zot. Ishin dobët me humorin këta policët gjermanë, tregon Luiz Ejlli.

    - Advertisement -