• March 24, 2023

Nëna iu v ra në Don Bosko, perlot djali i saj: Nuk punonte në lokal, kishte shkuar vetem per

I biri i të ndjerës Mimoza Paja, që mbeti e pajetë, nga një at ntat në Don Bosko, ka rrëfyer përjetimet e tij për një intervistë në mediat vendase.

Sajmir Paja ka treguar se shumë gjëra që janë shkruan në media nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe.

“Nuk kam mësuar asnjë lloj gjëje. Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte. Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë”, ka treguar ai.

Ai tregon me emocione se kur mori vesh lajmi vetëm i lutej zotit.

“Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar.”

Ai tregon se e motra nuk e kishte br ktisur të bijën, por vetë mbesa e donte shumë gjyshen dhe prandaj rrinte shumë me të.

“Mbesa gëzon shëndet të plotë, ka pak ato pasojat e veta, është e tr nditur nga ngjarja që ka parë, s’ia uroj kurrkujt ta shohi, ne vetë të rritur kur e dëgjojmë na tr ndit, jo më një fëmijë 10 vjeçe. Mbesa është me nënën dhe babain e saj. Për arsye, siç rri çdo fëmijë, ka qenë më e lidhur më shumë me nënën jo se të tjerët nuk janë,

kjo ka qenë më e lidhur më e dashur, jo çfarë mund të flitet se unë s’jam në dijeni fare, s’më ka interesuar fare ajo pjesë që është e përfolur, të paktën të shërbejë kjo e imja për dikë tjetër që të jenë më të rezervuar për nxjerrjen e lajmeve. Të vënë para anën njerëzore se këtu në Shqipëri është bërë kafshëri. Të rezervohen me dhënien e informacioneve. Siç më ndodhi mua mund t’i ndodhë dhe dikujt, por të mos i vrasin për herë të dytë e të tretë, sepse kanë shkruajtur gjëra që nuk ekzistojnë. Nuk ka qenë duke shërbyer…

Çdokush e bën një lëvizje emigrimi, për fëmijët e vetë, por nuk është e thënë që e ka lanë e ka braktisur, këto janë çmenduri që ndodhin vetëm këtu. Të gjitha kontributet për vajzën e saj i ka bërë ajo, unë kam bërë pjesën time, nëna i ka dhënë mbështetje, çfarë të them tani”, tha ai./Zoom.al