Në fshatin Xarrë të bashkisë së Konispolit, policia ka gjetur një pjesë trupi njeriu. Mësohet se trupi
ishte i groposur por jo i dekompozuar plotësisht, kjo pasi në trupin e tij kishte ende inde.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore nga specialistët nga Tirana, teksa pjesët e trupit janë dërguar në morgun e qytetit. Ekspertiza do të kryehet ditën e nesërme në Sarandë.
Ndërkohë,policia ndodhet në vendngjarje dhe po realizon hetimet.