• March 24, 2023

Mesila Doda: Një polic i hoqi patentën djalit tim për shpejtësi, nuk ndërhyra t’ia shpëtoja

Deputetja Mesila Doda ka reaguar për aks dentin tr gjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e TEG, ku mbetën të pajete tre persona dhe tre të tjerë u plagosën.

Ajo thotë se të rinjtë që drejtojnë makina të fuqishme dhe bëjnë manovra të rr zikshme, ndeshen përditë në rrugë dhe nuk guxon t’u flasësh.

“[…] nuk flasim se po i the ndonje fjale te shohin shtrember e thone po ty çte duhet, nuk flasim se kur tentojme te marrim policine ne telefon aty pergjigjet nje violine qaramane e viteve ‘40 e nuk di sa duhet te presesh kur ke nje urgjence te tille qe dikush te pergjigjet…”, shkruan Doda.

Deputetja shqiptare sjell dhe një histori personale, kur djalit të saj i tërhoqi policia patentët dhe ajo nuk bëri asnjë veprim për t’ia kthyer atë pas. Kjo, thotë ajo, e bëri djalin dhe më të përgjegjshëm.

“Mu kujtua kur para disa vitesh polici ne autostraden Tirane-Durres qe i mori patenten tim biri i cili kishte qene mbi shpejtesine e lejuar duke shkuar per ne spitalin e Durresit ku bente praktiken e asokohe ne nuk beme asnje percapje qe ti shpetonim patenten.

Mbas tre muajsh pa patente e pa mundesi levizje ai ishte shume me i kujdesshem gjate drejtimit te automjetit”, shkruan ajo.