• March 24, 2023

Me 260 km/ore, dalin pamjet e “fluturimit” të vde kjes, ku 3 të rinj humbën jetën në Sauk (video)

Tre te rinj humbën jetën pasditen e djeshme, si pasojë e aks dentit të frkshëm te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, kur makina tip “Audi” e drejtuar nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj ra nga mbikalimi,

duke përfunduar disa metra më poshtë ku u përplas me një mjet tjetër për po udhëtonte drejt Elbasanit, një automjet tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, me dy vajza pasagjere në makinë, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë TEG-ut

Por, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim por u p rplas me barrierat anësore duke pëtfunduar poshtë mbikalimit.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti “Audi” lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor në rrugen që ka pershkuar 20-vjeçari që vinte nga unaza lindore pra nga Farka drejt rrethotullimit të TEG-ut, duket që nuk ka frenim të fortë.

Ndërkohë mësohet se i riu që e drejtonte ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia./albeu.com/