‘Ma bej hallall babë’! Flet motra e 37 vjecarit te zhdukur ne Spanje: Pa foton e femijeve per here te fundit dhe

37-vjeçari Orgel Fusha, që prej gjashtë muajsh ndodhet në Spanjë, ka shkëputur kontaktet me familjen e tij që nga data 20 tetor.

“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë”, ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.

Në një intervistë për “Shqipëria live” me gazetaren Sidorela Gjoni, motra e Orgelit, Marsela Fusha shpjegoi dinamikën e ngjarjes.

Motra e Orgelit: I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit.

Gazetarja: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?

Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur

Gazetarja: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte

Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam Spanja. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.

Gazetarja: Sa fëmijë ka vëllai juaj

Motra e Orgelit: Dy fëmijë

Belgjika e kishte dënuar me burg përjetë, kapet në Spanjë 43-vjeçari shqiptar!

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi një këmbësor 55 vjeçar, arrestohet i riu

“Camorra”, arrestohen “kokat” e organizatës më të fuqishme mafioze të Italisë
Gazetarja: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar

Motra e Orgelit: Është i ndarë

Gazetarja: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni

Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na montaktojnë ku është

Gazetarja: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej

Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar