• March 24, 2023

“Krisu ti dhe ajo pu*** jote”/ Amos Zaharia tregon cfare i ndodhi me familjarët e Kiarës

Aktori i mirënjohur dhe multidimensional ishte i ftuar ekskluzive në D-Night pas daljes së tij nga Big Brother Vip.

Gjatë bisedës, Amosi i dha një përgjigje një herë e mirë edhe debatit lidhur me deklaratën e tij për moderatoren Kiara Tito.

Pjesë nga biseda

Dajana Shabani: Çfarë do të bëje ndryshe?

Amos Zaharia: Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njejtin gabim.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni linkun më poshtë: