Ky është momenti i një sherri masiv mes një grupi shqiptarësh dhe një shoferi që i përplas me makinën e tij.
Videoja mendohet të jetë xhiruar në Milano, Itali. Nga ajo se çfarë mund të shihet, duket një automjet që fillimisht përplas dy persona, njërin për derën e një makine parkuar aty pranë.
Në këtë moment makinës së agresorit i bie një pjesë e parakolpit! I frikësuar shoferi qëndron pak më sipër, përpara se të futet në rrugë kryesore.
Një shqiptar i nxehur ndërhyn dhe godet makinën me një karrige, teksa në ndihmë i vijnë dhe miqtë e tij.
“O i çmëndur, do të q* motrën, do të q* rrobt! Hape derën ore, hape derën. Do të q* rrobt ty…”, dëgjohet të thonë të rinjtë ndër të tjera.
Në fund autori largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Motivi i këtij sherri mbetet i paqartë.
677a876ad101e