Në emisionin “Opinion”, Rama tha se Meta është një subjekt i drejtësisë dhe se nuk do e komentonte këtë rast.
Ai theksoi se Policia e Shtetit arreston subjekt të drejtësisë sipas rregullores së tyre.
“Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj policinë, ka drejtues dhe protokolle, operacione. Unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Po ju lë juve që ta trajtoni si viktimë në studio”,-tha Rama.
Kryemistri komentoi edhe deklaratat e ish kryeministrit italian Matteo Renzi. “Nuk e dëgjoj Mateo Renzin, e kam mik, por ai ka hallet e veta atje në Itali”, u shpreh Rama.
Pyetje: A është normale të tërhiqet zvarrë ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Parlamentit?
Rama: Nuk bëj asnjë koment, sepse nuk kam asnjë interes për këtë temë.
Pyetje: Nëse do ishit ju në vendin e Ilir Metës?
Rama: Nëse halla do të dispononte çfarë disponon xhaxhai do ishte xhaxha.
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë mënyrën e arrestimit të Ilir Metës nga policia, pamje të cilat pushtuan mediat dhe rrjetet sociale në vend.
Rama, megjithatë mbrojti rolin e policisë, duke thënë se arrestimet i kryejnë pa llogaritur detaje si vendi apo koha.
SPAK-un, Rama e quajti një “mitraloz të pavarur” duke thënë se qëllin sa majtas, djathtas madje edhe afër tij. Ai tha se nuk trembet nga “goditja” e SPAK, pasi që fëmijë ka mësuar se pasuria e kësaj bote nuk vlen në botën tjetër.
Pjesë nga intervista e Ramës në emisionin “Opinion”:
Rama: Nuk e komentoj, Policia nuk njofton kur arreston. Se nuk e komentoj, nuk do të thotë që jam kundër arrestmit. Duke folur në përgjithësi, policia merr urdhrin për të rrestuar dikë, dhe shkon e arreston, nuk mendon as për vend as për kohë, sepse është dekonspirim.
Si bashkëpunëtor katër vjet a e komentoni?
Rama: Unë kam patur shumë bashkëpunëtorë
Rama: Fuqinë SPAK-ut ia kemi dhënë me të gjithë fuqinë tonë. Kemi krijuar një mitraloz të pavarur që godet majtas, godet djathtas, godet afër meje…
Godet te ju?
Rama: Për çfarë? Se e kam dëgjuar shumë këtë. Cilido që ka futur duart në pasuritë e përbashkëta apo ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Dhe unë nga këto nuk kam se jam informuar që i vogël që në botën tjetër nuk hyn as karta e kreditit as tapia…Me mua le të merren disa kolegët e tu, disa sharlatanë. Nuk ka bir nëne, apo … e kam thënë njëherë, që të më thotë që një qindarkë e imja gjendet në xhepin tënd.