E futi poshtë urës! Nënë e tre fëmijëve! Kjo është 42-vjeçarja e cila u vr* nga pronari vetem sepse…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete.

Autoritetet e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje.

Rreth orës 16:00, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.

Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vrau veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.

Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.

Referuar ngjarjeve dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një nënkalim. Si dhe shihen viktimat të shtrirë në tokë, pranë njëri-tjetrit.

Sipas një të afërmi të viktimës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit.

Viktima, Nexhmije Haradinaj kishte lënë punën te furra dhe së fundmi po punonte për dikë tjetër.