No menu items!
More

    Falimenton Air Albania? Dalin dokumentat, ja cfare do ndodhe me emigrantet qe duan te vijne ne Shqiperi

    - Advertisement -
    - Advertisement -

    Kompania turko-shqiptare e fluturimeve “Air Albania” është vënë nën sekuestro nga Zyra private e Përmbarimit “BAILIFF SERVICE ALBANIA”, për shkak se nuk i ka paguar detyrimet për pagat shtetasit turk Sinan Isek. Ky i fundit, ka qenë zëvendës drejtor i Përgjithshëm i “Air Albania”.

    Sinan Isek ka qenë ish-numri dy i kompanisë ajrore për më shumë se katër vite, por nuk ka marrë pagat, ndaj ka çuar në gjykatë punëdhënësin.

    Togat e zeza të Tiranës i kanë dhënë të drejtë shtetasit turk dhe në kushtet kur “Air Albania” nuk është përgjigjur për detyrimet e saj ndaj Sinan Isek, ky i fundit ka vënë në lëvizje përmbarimin, shkruan newsbomb.al.

    Shkresa është depozituar dje në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në bilancet e kompanisë në pronësi të “TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞI” me 49% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT” me 41% të aksioneve dhe “ALBCONTROL” me 10% të aksioneve.

    Zyra Përmbarimore Private “BAILIFF SERVICE ALBANIA” ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative në kuotat/aksionet e palës debitore/dorzanëse si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i këtyre kuotave duke ndaluar tjetërsimin dhe/ose disponimin e tyre, si dhe duke mos kryer asnjë veprim tjetër mbi të dhënat e depozituara në regjistrin tregtar.

    Po ashtu, me urdhër të përmbaruesit Erion Llalla, dokumentacioni i kompanisë ajrore “Air Albania” do të qëndrojë i bllokuar deri në një urdhër të dytë të zyrës përmbarimore “BAILIFF SERVICE ALBANIA”.

    - Advertisement -