Europa të ndajë mendjen! Edi Rama merr lajmin e madh ne Gjermani: Pas dy vitesh Shqiperia në BE

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim, Marta Kos përballë kryeministrit Edi Rama është shprehur se deri në vitin 2026-2027 të jetë mbyllur procesi për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj në Konferencës e Sigurisë në Mynih, Kos u shpreh se vetëm Bashkimi Europian mund t’i sjellë vendet në Union dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo theksoi se BE është krijuar për të ruajtur paqen dhe se zgjerimi është garancia më e madhe e sigurisë.

“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA por gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e lehtë, por më vonë u bë e vështirë pasi vendet anëtare duhet të hyjnë më në thellësi. Sot kemi situatë specifike. Kemi forca të jashtme që ndërhyjnë dhe përçajnë. Bëhet djalë për bashkimin e Europës dhe ndaj kjo është kaq e rëndësishme. BE u krijua për ruajtjen e paqes sigurisë dhe prosperitetit, kjo është fuqia e BE. Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë.

Ka prirje nga veriu i Europës, vende me nivel të lartë të sundimit të ligjit që po marrin në konsideratë të kthehen. Sa i përket afateve, presim që deri në 2026 apo 2027 të mbyllet procesi për Shqipërinë dhe Malin e Zi. BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE, jo SHBA”, tha ajo.

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih është shprehur se Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen lidhur me qëndrimin e tyre me Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin në familjen e madhe europiane.

Duke mos lënë anash as batutat, kreu i qeverisë theksoi nevojën urgjente për një qëndrim të ri të Europës ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se ndonëse ka pasur ndryshime në qëndrimin e BE-së ndaj rajonit dhe ritmit të integrimit, procesi është ngadalësuar. Për këtë arsye ai është shprehur se ka ardhur koha për vendim te qarta dhe se procesi i bazuar në meritë të funksionojë për votën në KE dhe jo për tregun e përbashkët.

“Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por duke qenë një dashamirës i NETFLIX do thoja pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë në këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe Netflix duhet të bëj dy serial . Një për BE që do të ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali.

SHBA do të ishte shfaqja me nëj sherif. Ajo çfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtëmase e mirë së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE, ne i shohim gjërat pak më ndryshe. Është një gjë shumë e mirë që europa duhej të shkundej në një mënyrë që të humbte gjumin për pak kohë dhe të shohim çfarë do të ndodhë.

Mendoj se Europa, BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimin kundrejt nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me BE, por ajo çfarë po ndodh është se ndryshon shumë ngadalë dhe pak. Mund të flasim gjith ditën për procesin bazuar në meritë por ka ardhur koah që të bëjmë një ndarje të qartë.

Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë për të drejtën e votës në KE. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE bazuar në meritë nuk duhet të jetë…..Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht. Mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës që nuk është në BE shumë më pranë në mënyra të ndryshme”, tha Rama.