Erion Veliaj do marrë h*k! Sali Berisha tr*ndit: Ka nis lufta brenda PS, ja cfarë do i ndodhë Edi Ramës dhe

Kryetari i opozitës, Sali Berisha u shpreh se në këto zgjedhje Edi Rama do të rrëzohet si pasojë e një kompleksi faktorësh, ku lufta e brendshme e tyre është shkatërrimtare.

Në Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha solli si shembull përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili betohet se ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjën nuk do ta falte deri në brezin e 7-të.

Gjithashtu Berisha solli edhe rastin e Fatmir Xhafajt, të cilin Rama e zëvedësoi me Halit Valterin.

Berisha: Është e vërtetë që Edi Rama i vjedh zgjedhjet dhe e kemi thënë që krimi kthehet në votë dhe vota kthehet në krim. Por ne besojmë se me dobësimin e tij real tani, i cili vjen nga një kompleks faktorësh por edhe lufta e brendshme e tyre është shkatërrimtare. Ata po i hanë kokën njëri tjetrit.

Erion Veliaj u betua se Uluziut deri në 7 breza nuk do ia falë. E di çfarë do të thotë?

E patë që Fatmir Xhafa u zëvendësua me Halit Valterin. E konstatuar besoj.

Nuk janë më makineri homogjene, ata janë në shkërmoqje. Ai e kishte Fatmir Xhafën e kishte për karshi dhe Fatmir Xhafa nxinte dhe ky për ta nxirë edhe më shumë thoshte erdhi ballisti. Po afrohet ballisti gjithnjë e më shumë me mua.

Absolutisht çdo përzierje në zgjedhje elektorale do të konsiderohet si krimi më i rëndë i tyre.