Është ndarë nga jeta Paulin Shkjezi, regjisori i njohur i RTVSH-së.
Regjistroi është djali i aktorit të madh Ndrek Shkjezi.
Paulin Shkjezi ishte regjisor i RTVSH në të cilin punoi për më shumë se 25 vjet ku janë realizuar emisione nën regjinë e tij.
Ndarja e tij nga jeta erdhi për shkak të problemeve shëndetësore, gjithnjë e në përkeqësim.
Shkjezi la gjurmët e tij kudo që shkoi, por spikati dhe u bë i njohur që kur ishte gjimnazist me të paharruarën “Matura ’72”.
Miq të regjisorit kanë shprehur përmes postimeve në rrjete sociale mesazhe ngushëllimi për bashkëshorten e tij Monda dhe familjarët.
Paulin Shkjezi na trishtove me ikjen tende te parakoheshme.
Ishe nje shpirt i bukur, siç zakonisht jane artitistet, por arti tek ty u ngjiz qe ne femini, si bir i nje prej artisteve qe beri histori ne artin e bukur te kinematografise dhe teatri shqiptar, te madhit Ndrek Shkjezi.
Jam krenar qe Isha pjese e jetes tende qe ne
rinine e hershme, shkolla mesme, fakulteti, televizioni dhe shoqeria familjare. Ne te gjitha keto etapa te jetes, gjithmone mesova prej teje si ne planin artistik dhe ate shoqeror e familjar.
Per nje gje me vjen keq nuk me mesove kitaren 🙂
Por pasionin per artin ma injektove qe ne femini, tek te shikoja dhe degjoja duke luajtur ne kitare aq bukur e me pasion, inisiatori i te parit grup muzikor Matura’72 duke u bere ndricim shpirteror i brezit tim ne ato vite te ngrysura. Te ndoqa me endren per te te arritur ne rrugetimin artistik qe nga radiodramatizimet, si interpretues dhe si regjisor i emisioneve ne Radio Tirana dhe pa u ndalur me mendime te ndersjellta si koleg ne institucionin me te dashur per ne RTVSH.
Kam shume per te shkruar i dashur miku im I shtrenjte e koleg i dashur, qe s’u ndame asnjehere, pa i perfillur distancat (e si mundet te ndahet prej teje dikush qe ka ndenjur qofte edhe nje here me ty )
Me dalin nga shpirti keto fjale siç edhe keto lot ne kete mengjes te larget.
Na le pa fjale me ikjen e parakoheshme por me shume kujtime te bukura, qe i ruaj shtrenjte brenda meje.
Deri ne takimin tjeter, te perqafoj se largu miku im i paharruar.
RIP Paulin Shkjezi