No menu items!
More

    E rende ne Sarande! 15 vjecarja fut ne burg nenen: Me detyron te shkoj me meshkuj per kaq para

    - Advertisement -
    - Advertisement -

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ditën e sotme. Një nënë e re është kallëzuar penalisht pasi ka tentuar të prostituoojë të bijën e mitur.

    39-vjeçarja me inicialet E.M është denoncuar nga vajza e saj 15-vjeçare se e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar.

    Gruaja është proceduar penalisht nga policia.

    Njoftimi i Policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

    - Advertisement -