E rende ne Sarande! 15 vjecarja fut ne burg mamane: Me detyron te shkoj me meshkuj per kaq para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ditën e sotme. Një nënë e re është kallëzuar penalisht pasi ka tentuar të prostituoojë të bijën e mitur.

39-vjeçarja me inicialet E.M është denoncuar nga vajza e saj 15-vjeçare se e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar.

Gruaja është proceduar penalisht nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.