E fundit! Ilir Meta fiton sot lirinë? Ja çfarë ndodh në orën 10:00

Rekursi i Ilir Metës për liri shqyrtohet sot (27 shkurt) në Gjykatën e Lartë në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese, Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, do shprehen edhe për Monika Kryemadhin e cila ndodhet në masë detyrim paraqitjeje.

Meta që mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.