Mëngjesin e sotëm, Egli Tako është zgjuar e përlotur pas një ngjarje të pakëndshme që ka përjetuar gjatë natës.
Ndërsa ajo dhe Gjesti ishin shtrirë për të fjetur, duket se ai e ka vënë në siklet duke e komentuar për një nishan që ka në këmbë, gjë që e ka lënduar shumë.
Egli e prekur nga kjo situatë ia ka rrëfyer gjithçka Danjës, duke u shprehur se është ndierë e fyer dhe e pavlerësuar nga sjellja e Gjestit.
“Vë në mes jorganin, më kthen kurrizin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e fëlliqur. Dhe të ndihesh në faj për një gjë të Zotit. I thashë falëndero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja”, është shprehur ajo e mërzitur.
Kjo situatë ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme mbi dinamikën mes dyshes dhe mënyrën se si Gjesti është sjellë ndaj Eglit.